Skandali/ UNESCO: Logoja dhe emri ynë po përdoret për trafikim të paligjshëm të veprave të artit

0

Featured image of article: Skandali/ UNESCO: Logoja dhe emri ynë po përdoret për trafikim të paligjshëm të veprave të artit

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, së fundmi ka bërë me dije se emri dhe logoja e saj janë falsifikuar në mënyrë të paligjshme në dokumente për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të pasurive kulturore afrikane.

Për këtë arsye një ditë më parë UNESCO ka bërë thirrje për “vigjilencë” pasi mori raporte të shumta për mashtrime të tilla dhe raste ku emri i saj ishte duke u përdorur për të vërtetuar vlerën monetare të koleksioneve.

Trafikantët ndonjëherë përdornin edhe kartela të rreme biznesi me emrat e zyrtarëve nga agjencia me qendër në Paris.

Ndër të tjera UNESCO deklaroi se shumica e viktimave të mashtrimit janë në Francë, kanë lidhje me vendet afrikane që flasin frëngjisht dhe besojnë se janë të njohur me praktikat lokale.

“Trafikimi i paligjshëm i pronave kulturore është një plagë fitimprurëse globale, në shumicën e rasteve të lidhura me forma të tjera të krimit të organizuar, përfshirë financimin e terrorizmit.”– është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Audrey Azoulay.

Artikulli i mëparshëmIsh-bosi i Formula1 bëhet baba për herë të katërt në moshën 89-vjeçare
Artikulli i radhësDigjet pallati 64 milionë dollarësh i miliarderit eksentrik