Zyrtare/ UEFA publikon datat e sezoni të ri të Champions League, finalja në Stamboll

0
Champions League

UEFA ka zyrtarizuar datat e sezonit të ardhshëm të Champions League, sezon që ndryshe nga zakonisht nuk do të nisë më në shtator për shkak se në gusht do të mbyllet edicioni aktual i kësaj veprimtarie me fazën Final Eight që do të zhvillohet në Lisbonë.

Edicioni i ri do të fillojë me 20 tetor ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj, qytet që ishte parashikuar të organizonte finalen e këtij viti, por që hoqi dorë për shkak të emergjencës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Datat e Champions League

Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020
Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020
Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020
Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021
Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021
Gjysëmfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021
Finalja – 29 maj, 2021

Artikulli i mëparshëmArilena nuk ndalet, pa reçipeta dhe me xhaketën hapur, çmend rrjetin
Artikulli i radhësGjuha e urrejtjes, mbi 400 marka të njohura pritet ta bojkotojnë Facebook-un