Forcat ajrore të Finlandës heqin kryqin e thyer nga logoja e tyre

0

Simboli i kryqit të thyer që është shfaqur në logon e Komandës së Forcave Ajrore të Finlandës për gati një shekull, qetësisht po hiqet. 

Autoritetet finlandeze konfirmuan për Euroneës se emblema e njësisë së Komandës së Forcave Ajrore të vendit është ndryshuar në mënyrë që të mos shfaqë kryqin e thyer, – një simbol i lidhur pazgjidhshmërisht në botën perëndimore me regjimin nazist.

Forca Ajrore e Finlandës ka përdorur një kryq të thyer blu që kur u krijua për herë të parë në vitin 1918 pasi suedezi Eric von Rosen dhuroi një aeroplan zbulimi “Thulin Type D” për këtë vend.

Von Rosen kishte pikturuar simbolin e tij personal të fatit, një kryq të thyer blu, në krahët e aeroplanit dhe simboli u bë shenja kombëtare për të gjithë avionët e Forcës Ajrore finlandeze nga 1918 deri në 1945.

Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, avionët e Forcës Ajrore të Finlandës në vend të kësaj kanë paraqitur një rreth bardhë-blu-të bardhë si shenjë kombëtare, por kryqi blu mbeti në emblemat e njësive, flamujt e njësive dhe dekoratat.

Artikulli i mëparshëmTragjedia në Kombinat/ Flet fqinja: I rashë derës, Zhaneta me tha zhduku…
Artikulli i radhësMerkel vë maskën për herë të parë, për të hequr qafe kritikët