Investimet globale në industrinë naftës pritet të zvogëlohen me një të tretën gjatë këtij viti. Bursa për date 3 Korrik 2020

0

Investimet globale në naftë do të bien me një të tretën këtë vit për shkak të koronavirusit dhe efektit të tij në ekonomi si dhe rënies drastike të kërkesës për naftë, tha Ministri i Energjisë së Federatës Ruse Alexander Novak.

Në kulmin e pandemisë në prill, kërkesa globale ra me 25-28 përqind, ose me 28 milion fuçi në ditë (bpd), tha Novak, duke theksuar se marrëveshja e re për prodhimin e OPEC + po ndihmon ribalancimin e tregut.

Pandemia e COVID-19 do të rezultojë në rënien më të madhe vjetore të investimeve energjetike me rreth 400 miliardë dollarë amerikanë, tha Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj për Investimet Botërore të Energjisë në maj 2020.

Sektori i naftës dhe gazit do të ketë rënien më të madhe të investimeve këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, ka vlerësuar IEA. Investimet në naftë dhe gaz do të ulen në 244.1 miliardë dollarë amerikanë, ose me gati një të tretën, në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019.

Investimet e zvogëluara në industrinë e naftës mund të çojnë në një treg më të shtrënguar të naftës sesa parashikohej më parë, sipas IEA.

Rystad Energy pret që shpenzimet globale për projektet e naftës të zvogëlohen me 29 përqind për këtë vit duke shkuar në 383 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2020, me vlerën e investime tek prodhuesit e shtresave argjilore që kanë marrë goditjen më të madhe do të shkurtohen me  52.2 përqind në 67.3 miliardë dollarë amerikanë.  Ndikimi do të jetë më i rëndë sesa në rëniet e mëparshme, kompanitë po mbrojnë me forcë vlerën e aksioneve dhe po shkojnë drejt strategjive më konservatore të shpenzimeve në planin afatshkurtër, në një kohë që sektori global po lufton me çmime të ulëta, rënie të kërkesës dhe luhatje të kursit të këmbimit, çdo ulje e dollarit jep goditje direkte në tregjet e naftës “tha një analist i Rystad Energy.

Bursa për datën 3 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA392.00+ 5.75
DIESEL367.25+ 2.25
BRENT43.15+ 0.02

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPas takimit me Avdullah Hotin, Basha: I kërkova mbështetje për turizmin, të kemi numër sa më të madh pushuesish nga Kosova
Artikulli i radhësStudimi: Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt por është më pak vdekjeprurës