Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë në La Liga.
Pas fitores ndaj Getafes, tekniku francez ka folur për thashethemet e fundit dhe largimin e Messit nga “Camp Nou”.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresojmë që Messi të qëndrojë, se ne e duam atë këtu pasi shton konkurrencën dhe cilësinë në La Liga”, ka deklaruar Zidane.
Kujtojmë që Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.