Kryeministri Edi Rama feston sot 56-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast ka publikuar një foto me nënën e tij Anetën.
“Me gruan që më dha jetën”, shkruan shefi i maxhorancës, teksa përqafon nënën e tij. Pas tyre shfaqen shumë foto të familjes, çka tregon se Rama ka preferuar ta ndajë këtë ditë të shënuar me familjen e tij.
Kryeministri Rama ka lindur në Tiranë më 4 korrik 1964 dhe është i martuar me znj. Linda Rama. Ai është baba i dy djemve, Gregut dhe Zahos.