Britania po planifikon një skemë për të thithur dioksidin e karbonit nga ajri duke përdorur një teknologji që është përdorur fillimisht në Luftën e Dytë Botërore në nëndetëse.
Në një proces të njohur si ‘DAC’, një masë metali përdoret së bashku me kimikate për të larguar dioksidin e karbonit nga atmosfera.
Më pas përbërja e CO2 ruhet nëntokë, duke ulur sasinë e gazit serrë që arrin atmosferën.
Gazi mund të ruhet përgjithmonë në formacione të thella gjeologjike, ose mund të përdoret për prodhimin e kimikateve, materialeve ndërtimore, etj.