Kjo është vala më e lartë e të nxehtit që prej 1950-ës

0

Valët e të nxehtit janë rritur shumë si në gjatësi ashtu dhe në intensitet në pothuajse çdo pjesë të botës që nga vitet 1950, sipas studimit të parë që e sheh çështjen në plan rajonal. 

Sipas studimit, përshkallëzimi i valëve të tilla është vënë re në mbarë planetin, duke përfshirë Amazonën, Brazilin veri-lindor, Azinë perëndimore e veriore, Mesdheun e jugun e Australisë.

I vetmi rajon i banuar ku nuk u pa një prirje e tillë ishte pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

I botuar në revistën “Nature Communications”, hulumtimi tregon se valët e të nxehtit janë bërë më të gjata në 70 vitet e fundit.

Ai ekzaminoi dhe një mënyrë të re matjeje: nxehtësinë cumulative ose intensitetin kumulativ, qe llogarit sa ngrohtësi shtesë lidhet me një event të kësaj natyre përtej pragut tradicional. Rritja mesatare për 10 vjet ishte ndërmjet 1 dhe 4,5 gradësh Celsius, megjithëse në disa vende, si Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës e Amerikës së Jugut ajo ishte dhe gati 10 gradë Celsius në një dekadë.

Artikulli i mëparshëmJaponia pastron hapësirën, plane për dërgimin e satelitit me lazer në 2026
Artikulli i radhësVIDEO/ Kurba në rritje: 74 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit