Policia vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz “Lamborghini”, i cili po ecte me shpejtësi 236 km/h. Një shpejtësi e papranueshme dhe në kulmin e trafikut, thuhet në njoftimin e policisë.
Po gjatë ditës së sotme policia njoftoi se janë tërhequr 21 leje drejtimin në rrugën nacionale Tiranë-Vlorë.
Njoftimi i Policisë:
Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.
Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.
Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.