Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në kryeqytet ditën e fundit.
Pronari i një lokali në kryeqytet është bërë shkak për fundin fatal dhe të dhimbshëm të një qeni.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket pronari i biznesit i cili duke u munduar që të largojë qenin nga lokali i tij e ka shtyrë drejt rrugës ku po kalonin makina.
Duke u munduar ta largojë sa më shumë nga biznesi i tij, burri shihet teksa e tremb qenin dhe e detyron që të dalë në rrugë.
Më pas nga reagimi të pranishmëve duket se qeni goditet nga një automjet, shoferi i të cilit as nuk e merr mundimin të ndalojë.
I goditur rëndë, qeni shihet ndërsa vjen me vrull në trotuar dhe pas disa sekondash lëvizjeje, vdes.
E zonja e qenit ishte në një furrë buke aty pranë kur ndodhi ngjarja.
Sikur të mos mjaftonte me aq, burri në video shihet ndërsa e lëviz kafshën e pajetë me këmbë dhe më pas e tërheq për bishti e nxjerr në rrugë.
Pamjet janë të dhimbshme dhe tregojnë qartë se sa pak respekt dhe mungesë ndjeshmërie kanë disa njerëz ndaj krijesave të tjera. /abcnews.al/