Duke filluar nga dita e neserme, Greqia do te mbylle kufijte me Serbine.
Vendimin e marre se fundi, pas konsultimit me eksperte te shendetesise, qeveria greke ka vendosur te pezulloje hyrjen e qytetarëve serbë në Greqi, nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.
Masa e pezullimit të përkohshëm do të jetë në fuqi deri në datën 15 korrik, datë në të cilën pritet të vendoset edhe hapja ose jo e kufirit me vendet e tjera fqinje të Greqisë, siç është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të pezullohet nga e hëna, 06/07/2020, në orën 06:00. dhe deri në 15/07, hyrja e qytetarëve serbë në Greqi, nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.
Mediat greke shkruajne se “Qeveria, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, vazhdimisht po analizon dhe vlerëson të dhënat, në mënyrë që hapja për vizitorët e huaj të bëhet pa kosto ne shëndetin publik”.