Inter dhe Conte nën akuzë, Atalanta i rrezikon edhe vendin e tretë

0
Inter Bologna Conte

Nëse kishte një fije shpresë edhe ajo është shuar përfundimisht. Nuk është as ky sezoni që Inter mund të ktehehet te triumfi në Serinë A. përkundrazi, skuadra zikaltër, të gjithë futbollistët pa përjashtim dhe Antonio Conte “in-primis” duhet të përballen me kritikat pas humbjes 2-1 në shtëpi kundër Bologna. Një tjetër mundësi e çuar dëm për interistët, që mbyllën pjesën e parë me epërsinë minimale pas golit të Lukaku.

Me rikthimin në fushë, Inter kishte rastin të “vriste” garën. Bologna mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Soriano. Po ashtu, në minutën e 64-rt, Lautaro Martinez gaboi nga pika e 11-metërshit. Një moment deçiziv që do të përmbyste fatin e sfidës. Juvara në të 74-ën surprizoi me golin e barazimit për miqtë. Edhe forcat në fushë u ekuilibuan me kartonin e kuq të Bastonit në minutën e 77-të. Bologna përfitoi nga dita e keqe e zikaltërve dhe në të 80-ën shënoi golin e fitores me Barrow.

Një humbje e rëndë për të besuarit e Antonio Conte, që dalin përfundimisht nga gara e titullit, teksa rrezikojnë seriozisht edhe vendin e tretë. jo pasi Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet. Bergamaskët kaluan 1-0 transfertën kundër Cagliari dhe tani janë vetëm një pikë larg Interit.

Te fitorja është kthyer edhe Napoli. Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso mundi 2-1 Romën në sfidën direkte për Europën. Callejon kaloi vendasit në epërsi, përpara se Mkhitarian të barazonte shifrat. Shanset e miqve për pikë në këtë ndeshje u shuan nga goli spektakolar i Insigne, që vulosi fitoren e Napolit.

Artikulli i mëparshëmParodia e Superiores/ Cungu ankohet pse kundërshtari luajti futboll
Artikulli i radhësRama ngec në fjalim/ Aktivisti tallet: Fike e ndize prapë