Shefja e Infektivit nxjerr blof Ramën: Komiteti i Ekspertëve sugjeroi, vendimet i mori qeveria

0

Për gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, kryeministri Edi Rama është fshehur pas të ashtuquajturit Komitet të Ekspertëve që sipas tij ka marrë të gjitha vendimet. Rama e ktheu në refren se mbyllja dhe hapja, karantina dhe testimet nuk vareshin prej tij, por ishin vendime që kishte marrë ky Komitet.

Por një variant tjetër dha mbrëmjen e së shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo e cila është pjesë e këtij komiteti. Në një intervistë që ajo dha për emisionin “Open” në TCH ajo tha se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Çomo tha se vendimet i merr qeveria.

“Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime. Komiteti është këshillues, vendimet i merr qeveria. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tek qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. A jemi dëgjuar? Unë kam pasur komentet e mia dhe mund të them që fjala ime është dëgjuar për kërkesat që kam pasur sa i takon Spitalit Infektiv për ilaçet, respiratorët apo masat mbrojtëse”, – u shpreh Çomo.

Më herët edhe anëtari tjetër i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo ka deklaruar se ata nuk marrin vendime, por vetëm bëjnë sugjerime.

Artikulli i mëparshëmKësaj i thonë të shpëtosh për “një fije” (VIDEO)
Artikulli i radhësTë nxirat dhe mavijosjet, ja disa nga kurat në kushte shtëpie që vërtet funksionojnë