Shtrati i mbushur plot me miza e dysheku i nxirë nga kufoma e mumifikuar/ Dezinfektohet banesa e familjes Josifi në Kombinat

0
This image has an empty alt attribute; its file name is WhatsApp-Image-2020-07-06-at-11.28.28.jpeg

Zjarrfikëset kanë shkuar paraditen e sotme në banesën në Kombinat, ku edhe u gjetën pajetë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të cilat kishin vendosur vetëflijimin pasi besonin tek ringjallja.

Duke qënë se për më shumë se 15 muaj, Anisa ishte mumifikuar me vaj e uthull nga nëna dhe e motra Blerta (e vetmja e mbijetuar), Bashkia ka vendosur që e gjithë banesa të dezinfekohet për të shmangur infeksionet e mundshme që mund të shkaktohen.

Grupi i dezinfektimit ka nxjerrë jashtë banesës dyshekun ku u dergj për 15 muaj Anisa Josifi, i cili ishte nxirë nga ngjyra e trupit të kalbur të Anisës.

Gjithashtu të mbledhura jashtë në “trasta” janë vendosur edhe rrobat e tre grave që jetonin së bashku. Të vendosura në një cep, ato u morën nga forcat zjarrfikëse, për t’u eliminuar.

Artikulli i mëparshëmRama ngec në fjalim/ Aktivisti tallet: Fike e ndize prapë
Artikulli i radhësMarotta e Conte përplasen me skuadrën në dhomat e zhveshjes: “Të gjithë janë në diskutim”