Të gjitha detajet se si ja doli Kina: Nga vendi ku ishte epiqendra e Covid-19, tek vendi ku ka minimalisht 5 raste të reja

0
This image has an empty alt attribute; its file name is large_fZ0kBwBvYcGUNWDdNyFx-cS9RH2tnGbrxleTDv6vC7w-300x129.jpeg

Gjatë 24 orëve të fundit Kina ka raportuar 5 raste të konfirmuara me Covid-19.

Vendi nga ku nisi e gjithe saga e Covid-19, tashmë ka arritur ta izolojë virusin dhe në ditë raporton shumë pak raste të prekurish dhe asnjë të vdekur. Ndërkohë mendohet se ka vetëm 97 raste të personave asimptomatik që janë ende nën vëzhgimin e mjekëve.

Provinca e Hwbeit ka qenë e izoluar të që nga e diela. Bllokimi, i cili do të prekë rreth 400,000 njerëz, është pjesë e përgjigjes së menjëhershme të Kinës për të kufizuar mundësinë e një valë të dytë në vend. Qarku Anxin është rreth 150 km (90 milje) në jug të Pekinit dhe raportoi raste të reja në dy javët e fundit të lidhura me personat e infektuar të Pekinit.

Sidoqoftë, duke qenë se Anxin nuk është aq i populluar me dendësi, ekspertët e shëndetësisë atje janë optimistë se mund të ndalojnë përhapjen e virusit.

Nga ana tjetër Kina ka ndërmarrë edhe një nismë të re, duke përfunduar ndërtimin e një laboratori kërkimor në qytetin e Wuhan për prodhimin e vaksinave për të luftuar pandeminë COVID-19.

Mediat lokale kanë deklaruar se laboratori është i aftë të hulumtojë dhe studiojë vaksinat ndaj virusit patogjen, gjithashtu do të prodhojë mbi 100 milion doza të vaksinës COVID-19 në vit.

China National Biotec Group ka ndërtuar gjithashtu një laborator tjetër në kryeqytetin Pekin i cili gjithashtu do të prodhojë vaksinat anti-COVID-19.

“Kapaciteti i përgjithshëm vjetor i prodhimit të vaksinave joaktive COVID-19 pritet të tejkalojë 200 milion doza, të cilat do të ndihmojnë në sigurimin e furnizimit adekuat,” thote Yang Xiaoming, president i laboratorit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga agjensia Anadolu Agenct edhe ekonomia e Kinës pati një sërë defiçitesh, duke u tkurrur me 6.8 për qind ndër vite për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për sa i përket ekonomisë, më 17 qershor, Kryeministri Li Keqiang kryesoi një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit, i cili njoftoi një seri të ulje të tarifave për bizneset në mënyrë që të stabilizojnë perspektivën e tyre ekonomike.

Ai tha se politikat e përcaktuara së fundmi përfshijnë ulje dhe heqje dorë nga tarifat e energjisë elektrike, kostot e portit, tarifat e autostradave, tarifat e telekomunikacionit dhe sigurimi i përgjegjësisë së naftës.

“Nëse merren së bashku me shkurtimet e paraqitura që nga fillimi i shpërthimit, kompanitë pritet të kursejnë rreth 310 miliardë RMB (44 miliardë dollarë amerikanë) gjatë këtij viti” shpjegoi ai.

Në të njëjtën kohë, kryeministri njoftoi se institucionet financiare duhet të ulin normat e interesit të kredisë, të lëshojnë kredi me interes preferencial dhe të zvogëlojnë tarifat bankare, ndër masat e tjera.

“Si rezultat i ndikimit COVID-19, shumë ndërmarrje kanë hasur në vështirësi në rifillimin e punës dhe prodhimit. Në rrethana të tilla, është e nevojshme të sigurohet në treg me një sinjal të qartë se masat e caktimit të tarifave do të ekzekutohen plotësisht për t’i ndihmuar ata,” tha Kryeministri Li Keqiang në Takimin e Këshillit Shtetëror që ai kryesoi.

Në këtë mënyrë sipas kryemimistrit shteti ndihmon ndërmarrjet, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ose ato në industri prodhuese dhe shërbimesh të zakonshme.

Kryeministri Li gjithashtu bëri thirrje për heqjen e taksave dhe tarifave të tepërta ose të paligjshme, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin e paarsyeshëm mbi ndërmarrjet. Në përputhje me këtë, çdo kthim, përjashtim ose heqje dorë duhet të kryhet menjëherë dhe t’i kthehet ndërmarrjeve. Më tej, përcaktoi se rregullimi i tarifave duhet të jetë i thjeshtësuar, veçanërisht për industritë kryesore, siç janë importi dhe eksporti, financimi, shërbimet publike dhe logjistika.

Siç raportohet nga media shtetërore Xinhua, gjashtë frontet që do të kenë mbështetje janë sektori i punësimit, sektori financiar, i tregtisë së jashtme, i investimeve të huaja, i investimeve të brendshme dhe turizmit.

Kryeministri theksoi se këto fusha janë përhapur në çdo sferë të jetës si sigurisë së punës, nevojave themelore të jetesës, operacioneve të njësive të tregut, sigurisë ushqimore dhe energjisë, zinxhirëve të qëndrueshëm industrial dhe furnizimit dhe funksionimit normal të qeverive të nivelit parësor.(gazetaSI)

Artikulli i mëparshëmNacionalizimi i vaksinave ndaj Covid-19 dhe krijimi i një alternative tjetër
Artikulli i radhësModelet kompjuterike na ndihmojnë të parashikojmë përhapje e pandemisë