Merr flakë makina në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit dhe siç shihet në videon e mëposhtme, të siguruar nga Syri.net, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Pamjet tregojnë se sapo mjeti ka nisur të nxjerrë tym, një person ka dalë jashtë dhe është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por gjithçka duket si një problem teknik i makinës, e cila drejtohej nga një femër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.