Pasojat e Covid-19 në ekonomi, guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë parashikon rënie të prodhimit kombëtar në -6%

0

Banka e Shqipërisë vlerëson se goditjet nga pandemia Covid-19 në ekonomi do të jenë të forta këtë vit.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, guvernatori i Bankës Qëndrore Gent Sejko tha se parashikimet aktuale flasin për një rënie -6% të prodhimit kombëtar në fund të 2020.

Gent Sejko: “Parashikimi i Bankës së Shqipërisë për rënien ekonomike gjatë 2020 është në nivelin -6%, pra parashikimi i këtij viti është që ekonomia shqiptare do të ketë këtë rënie aktualisht pasi shifrat rishikohen.

Po për momentin ne jemi në nivelin 6% rënie ekonomike në 2020 dhe për një ringritje të shpejtë në vitin 2021.  Ky është parashikimi në formën e V që ne kemi si bankë qëndrore” – tha Sejko.

Guvernatori theksoi se ringritja e shpejtë kërkon që fatura e krizës aktuale të përballohet nga të gjithë aktorët në treg.

“Dhe në skenarin më të keq, sistemi bankar do ta përballonte me sukses krizën. Pra, situate aktuale garanton që sistemi bankar të jetë i shëndetshëm.

Por duhet të jemi të qartë, kjo nuk duhet të na bëjë të mendojmë që të gjithë faturën e krizës t’ia faturojmë sektorit bankar.

Duhet të jetë proporcionalisht e shpërndarë mes sektorit publik, sektorit bankar, sektorit privat dhe individëve qytetarëve. Sektori bankar ka marrë risk mjaftueshëm.

Besoj me masat e marra nga sektori dhe nga ne si bankë qëndrore shtyrja për dy tremujorë të kredive, me bashkërendimin e veprimeve për kreditim në raport me paketat e qeverisë.

Sektori bankar ka ristrukturuar, pra ka shtyrë rreth 2 mld euro në 25000 mijë raste këste kredish, pra ka ngrirë kreditë për një 6 mujor.

Po punon për ristrukturime të kredive dhe të gjithë portofoleve të bizneseve dhe njëkohësisht ka kredituar një numër të konsiderueshëm biznesesh për paketat e qeverisë” – theksoi guvernatori Sejko në Përballë.

Artikulli i mëparshëmAgim Kajmaku u arrestua për t’u liruar
Artikulli i radhësArmët bërthamore, Kina: Të gatshëm për diskutime nëse SHBA redukton arsenalin