Maurizio Sarri as që ka dashur të ndalet gjatë për gazetarët, pas një shuplake të rëndë si ajo e djeshmja, aq më tepër duke njohur edhe karakterin disi agresiv të trajnerit të Juventusit.
Prandaj, në ato pak sekonda që i kushtoi rrjeti “DAZN”, 61-vjeçari bëri analizën e tij shkurt dhe saktë.
“Arsyeja pse skuadra u shthur? Ajo që unë mund të them është se për 60 minuta bëmë një lojë të nivelit botëror. Kishim në kontroll gjithçka, por papritur terr i plotë. Errësirë totale, pa e menduar dhe pa e kuptuar se çfarë na ndodhi në ato 10-15 minuta lojë që hodhëm në erë gjithçka.
Unë personalisht mund ta pranoj një bllokim, duke qenë se po luajmë në temperatura të çmendura dhe çdo 3 ditë, duke udhëtuar edhe shumë shpesh në transfertë. Por, vjen një moment i vështirë, si në stërvitje, ashtu sikurse gjatë ndeshjeve që duhet pranuar në këtë situatë.
Është normale që nervozizmi është i madh nga ana e të gjithëve, por t’i bësh një proces gjyqësor skuadrës, pas gjithçkaje të mirë kishim bërë deri tani, pas rifillimit të kampionatit, nuk mendoj se do t’i bënte mirë askujt”, deklaroi Sarri.