Një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në një aksident në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.