Një anije ruse e aftë të përfundojë vendosjen e tubave për projektin e gazsjellellësit Nord Stream 2 në drejtimin e Gazprom, u nis nga një port gjerman të mërkurën dhe hyri në ujërat daneze, ku seksioni i fundit i tubacionit të projektit nuk ka përfunduar ende.
Sipas të dhënave për përcjelljen e anijeve nga Refinitiv Eikon i cituar nga Reuters, anija ruse Fortuna, duke lundruar nën një flamur rus, u nis nga porti Mukran në Gjermani në Detin Balltik dhe u zhvendos në ujërat territoriale daneze.
Lëvizja vjen disa ditë pasi Agjensia Daneze e Energjisë i lejoi Nord Stream 2 AG të përdorë anije për shtrim tubash në det me qëllim shtrimin e tubacioneve të Nord Stream 2.
Me një anije të ankoruar ruse, Gazprom do të mund të përfundojë ndërtimin e tubacionit në ujërat daneze. Për shkak të sanksioneve amerikane për projektin Nord Stream 2 nga dhjetori, ofruesit e teknologjisë dhe zbatuesit perëndimore u tërhoqën nga puna.
Pas njoftimit të sanksioneve, kompania e ndërtimit të tubacionit në det të hapur Allseas, me qendër në Zvicër menjëherë pezulloi aktivitetet e punës për Nord Stream 2.
Zyrtarët rusë kanë pohuar se firmat ruse mund të përfundojnë projektin pa ndihmën e partnerëve të huaj.
Ligjvënësit amerikanë, nga ana e tyre, kanë kërkuar më shumë sanksione ndaj projektit Nord Stream 2, të cilin Shtetet e Bashkuara e shohin si një minim më tej për sigurinë energjetike të Evropës duke i dhënë gjigantit rus Gazprom një gazsjellës tjetër për të dërguar gazin e tij natyror në tregjet evropiane.
Sanksionet e SHBA për projektin e kanë ndarë Evropën, me Gjermaninë në njërën anë që ka kritikuar ndërhyrjen e SHBA në politikat dhe projektet energjetike të Evropës. Gjermania, shikon përfitimet ekonomike të projektit, ndërsa Sh.B.A nga ana tjetër, përfshirë dhe presidentin Donald Trump, kanë kërcënuar sanksione të mëtejshme ndaj projektit dhe madje edhe ndaj Gjermanisë për mbështetjen që i ka dhënë gazsjellësit të financuar nga Kremlini.
Bursa për datën 9 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 390.50 | – 7.75 |
DIESEL | 368.50 | – 2.75 |
BRENT | 42.63 | – 0.60 |
©aktualitet.al