Lamtumirë San Siro! Stadiumi i ri i Milanos gati në 2024-ën

    0

    “Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tërë”: me këtë frazë të rëndësishme, gjatë intervistës për Corriere della Sera, presidenti i Milan Paolo Scaroni është kthyer të nënvizojë rëndësinë strategjike për të patur në kohë të arsyeshme një impiant të ri, San Siron e ri në dispozicion të kuqezinjve e të Inter. Një cështje tashmë, mes hapjeve e mbylljeve, që zvarritet prej kohësh por që për Scaronin ka marrë drejtimin e duhur: “Besoj se jemi në rrugën e duhur. Komuna na ka bërë një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse ka reduktuar kërkesat tona për ndërtim, por që i pranuam sepse duhet të zgjidhim pjesën politike të cështjes”.

    “Sot jam optimist me arsye, më duket se Komuna ka përqafuar projektin për të patur një stadium të ri e edhe opozita e sheh në favor”. Parashikimi për projektin duket se është ai i fillimit, por duket se nuk bëhet fjalë më vetëm për aludime: “Stadiumi do të jetë gati për 2024. Do të ketë një fazë në të cilën stadiumi i ri do të kompletohet e San Siro ende në këmbë: do të vendosë kryebashkiaku ku të kryejë ceremoninë (e Olimpiadës Dimërore), më duket e cuditshme të mos përdoret impianti i ri. Pastaj do të nisë rifunksionalizimi i San Siros, që do të kushtojë 74 milionë euro e do të lejojë të shpëtojmë pjesë të stadiumit të vjetër në një park për sportin”.

    Artikulli i mëparshëmFleckenstein si refugjat në Tiranë, e lënë të presë tek shkallët
    Artikulli i radhësTregtarë të rëndomtë flamujsh