“Nuk jam i sigurtë që do të luaj në Us Open. Sigurisht nuk do të shkoj në Washington, ndërsa përgatitja në Cincinnati është e lidhur me Slam pasardhës”. Novak Djokovic, duke folur për të përditshmen serbe Zurnal, qartëson situatën pas pozitivitetit me Covid-19 e polemikat e pafund të krijuara nga zhvillimi, pa masa mbrojtëse të përshtatshme, të Adria Tour.
Për momentin programet e kampionit serb, numri 1 i tenisit botëror, për rinisjen, janë të gjitha në Europë. “Tani jam i sigurtë se do të luaj në Madrid, Romë e Roland Garros”, ka thënë Nole.
Pastaj serbi është kthyer të flasë për kritikat e marra për organizimin e Adria Tour, që solli si pasojë infektimin e disa tenistëve me koronavirus, përfshirë vetë Djokon. “Duket si gjueti kundër shtrigave, ndonjë emër i madh duhet të konsiderohet fajtor për gjithcka”, përfundoi Djovokic.