Ky është momenti tronditës kur nëna hedh nga ballkoni i katit të tretë djalin e saj pasi banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht një ish-marins i cili ndodhej poshtë shtëpisë ka arritur të kapë vogëlushin, duke i shpëtuar jetën.
Phillip Blanks 28 vjeç, vrapoi drejt një shtëpie në Phoenix për të ndihmuar fëmijën 3 vjeç. Dhe kështu, ai arriti të shpëtojë Jameson Long nga flakët në ballkonin e katit të tretë.
“Nuk kishte shumë kohë për t’u menduar, unë thjesht reagova.”, tha ai.