Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.
Raportohet se trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh.
Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.