VIDEO/ Radhë para morgut, shpërthen ‘lufta’ për pneumoninë e rrezikshme

0

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit të ri, Kina pretendon se Kazakistani po përballet me një pneumoni të re, shumë më të rrezikshme se Covid-19.

Sipas Daily Mail, alarmi vjen në kohën kur autoritetet në Kazakistan kanë pranuar se po përballen me një shtim të ndjeshëm të rasteve me pneumoni.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi insistoi të premten se pretendimet kineze për pneumoninë nuk janë të vërteta, pavarësisht shtimit të rasteve me pneumoni, që nuk janë konfirmuar si koronavirus.

Ish-vendi sovjetik është izoluar sërish. Në total nga 29 qershori deri në 5 korrik janë regjistruar 32 mijë raste me pneumoni dhe 452 viktima.

Për krahasim, numri zyrtar i rasteve me koronavirus në Kazakistan është 53.021 dhe numri i viktimave nga kjo sëmundje është 296.

Rreth 28 mijë pacientë me pneumoni, por që janë negativë në testin e koronavirusit, janë shtruar në spital.

Një video e Daily Mail tregon se si përpara morgut të qytetit më të madh, Almati, janë mbledhur njerëz të shumtë për të marrë trupat e të afërmve.

Mes viktimave nga pneumonia është edhe kryeshefi mjekësor i rajonit të Almatisë, që drejtonte betejën kundër pandemisë së koronavirusit.

Artikulli i mëparshëmUEFA vendos ku do të luhen ndeshjet e kthimit të Champions dhe Europa League
Artikulli i radhësJaponia në alarm: Shpërthen virusi në Tokio, shumica e të infektuarëve të rinj