Një stuhi e fuqishme ka goditur SHBA-në dhe si pasojë është krijuar një tornado e madhe, e cila ka përshkuar pjesën perëndimore të Minesotës, duke shkaktuar edhe vdekjen e një personi.
Gjithashtu raportohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa dhjetëra ferma janë shkatërruar plotësisht. Mësohet se viktima është një 30-vjeçar.
Sipas ekspertëve të Institutit të Meteorologjisë, tornadoja është cilësuar si e kategorisë së tretë dhe shpejtësia e erërave u regjistrua 270 kilometra në orë.