Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet gjithmonë e më shumë nëse disa qeveri nuk ndërmarrin veprime vendimtare për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne po shohim një rritje të rrezikshme në vendet ku masat e provuara për uljen e rrezikut nuk po zbatohen ose nuk po ndiqen”.
“Më lejoni të jem i prerë: shumë vende po shkojnë në drejtimin e gabuar,” tha ai.
“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e reflektojnë këtë”.
“Nëse nuk ndiqen rregullat themelore, ka vetëm një mënyrë se si do të shkojë kjo pandemi: do të përkeqësohet gjithmonë”.
Ai tha se nuk do të ketë rikthim në normalitet për një kohë.