Që në Tiranë ka trafik kjo nuk është ndonjë gjë e re.
Por kohët e fundit, lëvizja me makinë në kryeqytet është bërë thuajse një mision i pamundur.
Në çdo orë të ditës, në çdo rrugë të Tiranës, ka trafik. Dhe trafiku bëhet edhe më i madh kur del jashtë unazës së vogël.
Në rrugët hyrëse të Tiranës, është thuajse e pamundur lëvizja me makina.
Por ditën e sotme, trafiku ka qenë edhe më i madh.
Siç e shikoni dhe në fotot, në orët e pasdites trafiku në hyrje të Tiranës është kilometrik.
Fotot janë bërë pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës.