Rënia e çmimit të naftës dhe ulja e prodhimit pas pandemisë së koronavirusit do të godasë fortë eksportuesit e naftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA) duke shkaktuar vështirësi, në të ardhurat e kombinuara të naftës për ato vende që pritet të bien me 270 miliardë dollarë amerikanë këtë vit në krahasim me 2019, tha në azhurnimin e tij të fundit mbi rajonin Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Rënia e fortë e çmimeve të naftës në fillim të këtij viti shton më tej shqetësimet për ekonomitë e prodhuesve të naftës në Lindjen e Mesme, në krye të ekonomive në tkurrje për shkak të bllokimeve që shkaktoi pandemia, tha FMN.
“Shkurtimet më të mëdha se sa pritej të prodhimit, të dakordësuara nga marrëveshjet e OPEC + së bashku me çmimet më të ulëta të naftës do të kenë një ndikim negativ në eksporte. Këta faktorë kanë çuar në një ndikim më të fortë seç pritej në aktivitetin gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, ndërsa rimëkëmbja parashikohet të jetë më e ngadaltë sesa ishte parashikuar më parë, në përputhshmëri me një rimëkëmbje më të dobët globale, ” deklaroi FMN.
Bursa për datën 13 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 397.50 | + 1.75 |
DIESEL | 369.25 | – 1.25 |
BRENT | 43.65 | + 0.52 |
©aktualitet.al