“Është koha t’i jepet fund çdo marrëzie”, Presidenca reagon për ndryshimet kushtetuese: Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

0
Whatsapp Image 2019 11 13 At 10.22.03 Pm

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Ted Blushi ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ku parashikohet që në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Duke përcjellë qëndrimin e kreut të shtetit, në mesazhin e Blushit theksohet se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

Presidenca nënvizon faktin se është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, dhe të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët.

REAGIMI I BLUSHIT
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.
182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.
Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.
Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.
Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.
E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!
SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺

Artikulli i mëparshëm“Videot e propagandës dhe tamponet me racion!”, Bardh Spahia thirrje Manastirliut: Merr masa për kite të tjera testesh, gjurmim serioz të kontakteve
Artikulli i radhës“Jashtëparlamentares e Presidenciales”, reagon Rama: Marrëveshjen do e zbatojmë në çdo pikë. Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë por…