Spotify tashmë në Shqipëri/ Çfarë duhet të dini për këtë aplikacion

0

Siç mund ta keni lexuar, për herë të parë Spotify u lançua në 13 vende të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Kosovën.
Çfarë është?
Spotify, i themeluar në Suedi në vitin 2006, është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. Platforma është një shërbim fremiun (free & premium) – që do të thotë se ofrohet falas, por edhe premium, që përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen me pagesë. Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike. Karakteristika të tjera – si dëgjimet pa reklama – ofrohen përmes pajtimeve me pagesë.

Që prej vitit 2008, Spotify siguron qasje në mbi 50 milionë këngë. Përdoruesit mund të shfletojnë projektet sipas artistit/es, grupeve, albumeve ose zhanërit si edhe të krijojnë, modifikojnë ose shkëmbejnë listat e këngëve. Spotify është shërbimi më i madh i transmetimit muzikor në botë me më shumë përdorues të abonuar – 96 milionë të tillë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

Si mund të shkarkohet?
Vizitoni faqen e Spotify (në Google, App Store apo Play Store) dhe regjistrohuni. Mund të regjistroheni direkt përmes Facebook-ut ose të krijoni llogarinë tuaj përmes adresës së email-it. Mund të zgjidhni versionin pa pagesë ose të shkoni me Spotify Premium.

Sa internet harxhon?
Sasia e megabyte-eve të harxhuar varet nga cilësia e transmetimit që zgjidhni. Një udhëzues i përafërt:
– Nëse cilësia e transmetimit vendoset “Normal”, për një orë muzikë harxhohen 50 MB.
– Nëse cilësia e transmetimit është “Normal”, për 24 orë muzikë harxhohen rreth 1 GB.
– Në një cilësi më të larta, 1GB harxhohet për më pak se 15 orë.

Si mund të krijoj një listë këngësh?
Playlistat e Spotify janë të famshme. Mjafton të klikoni në të djathtën e një këngë dhe të klikoni tre pikat dhe më pas “Add to Playlist”. Spotify është aplikacion “i zgjuar”. Sa më shumë ta përdorni, aq më shumë mëson për llojin e muzikës që ju pëlqen dhe ju sugjeron vetë lista këngësh.

Podcast
Spotify është më shumë se një shërbim transmetimi muzikor. Llogarinë tuaj mund ta përdorni për të dëgjuar podcast të ndryshëm, nga sporti, stili i jetesës te lajmet e përgjithshme.Anabel

Artikulli i mëparshëm“Gladiatori” Gjasula nënshkruan me ekipin e ri, mbetet në Gjermani
Artikulli i radhësVIDEO skandaloze ‘djeg’ rrjetin, turistja aksidenton 4 persona dhe nis të kërcejë me bikini