Aks i nxehtë Milano Manchester: City po rrëmben Lautaron, United kërkon 20 milionë për Sanchez

0

Vështirësitë e Barcelonës në tratativën për të marrë Lautaron në Camp Nou komplikohen edhe më shumë me kalimin e ditëve. Pavarësisht akordit me lojtarin, klubet nuk po arrijnë të gjejnë lojtarin e duhur për shkëmbim, që ti lërë të gjithë të kënaqur. Edhe sepse katalanasit nuk kanë një fond ekonomik të tillë për të mbërritur tek argjentinasi me para në dorë. Pikërisht për këtë Guardiola ka ndërhyrë në operacionin Barça-Lautaro për transferuar sulmuesin zikaltër tek City. Pep e cmon shumë dhe e konsideron një alternativë perfekte për Agueron, që në këtë periudhë është i dëmtuar.

Citizens, tani që kanë edhe sigurinë se mund të vazhdojnë në Europë, kanë disponibilitetin ekonomik për të synuar Lautaron edhe pse duhet bindur lojtari që e ka shprehur disa herë se dëshiron të trasferohet në Spanjë, tek blaugrana.

Në ndërthurjen interiste me qytetin e Manchester, është edhe cështja Alexis Sanchez. Përfaqësimet post lockdoën kanë bindur ambjentin zikaltër për të besuar tek ai sërisht për sezonin e ardhshëm. United është i gatshëm ta lërë në Milano por, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello sport, nuk ka ndërmend të vazhdojë me huazime. Red Devils duan ta shesin me titull përfundimtar për rreth 20 milionë euro.

Artikulli i mëparshëmSërish shifra të larta në vend, 99 raste pozitive me COVID-19
Artikulli i radhësJuventus ndeshja e tretë pa fitore: “Momente të vështira për tu kuptuar”