Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, pjesë e Këshillit Politik, publikoi emailin ku përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri shprehet se nuk ka asnjë pretendim për 5 qershorin.
“Rama mashtrues, nuk kishte asnjë pretendim për 5 qershorin! (Dokumenti).
Edi Rama mashtron hapur kur flet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Përfaqësuesi i Ramës në Këshill Politik, Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim (e-mail) këtij Këshilli se nuk ka asnjë pretendim për kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.
Ndaj Rama është thjesht një dhunues i Kushtetutës, një uzurpator pushteti, një karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tillë.
Shikoni e-mailet që provojnë qartë se Rama nuk kishte asnjë pretendim,” shkruan Vasili.