EMRAT/ Ç’ndodhi në mesnatë dhe kush u përplas me armë në mes të Bllokut në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që ndodhi në mesnatë në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 39-vjeçar. Blutë e kryeqytetit thonë se kanë vënë në pranga autorin kryesor të dyshuar i krimit ndërsa procedim penal ka nisur edhe ndaj të plagosurit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Gazmir Bushaj ndërsa si autor i ngjarjes është arrestuar Rois Babasi. Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39 vjeçari, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se u ngritën pika kontrolli, u bë krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia sqaron se u arrestua në flagrancë 22-vjeçari Rois Babasi, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” edhe 39-vjeçari i plagosur pasi dyshohet se ka goditur me thikë në krah Babasin.

Artikulli i mëparshëmMashtronte duke u hequr si ‘juriste’, lirohet ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito
Artikulli i radhës“Hilet e marketingut”, kjo është arsyeja pse frutat dhe perimet në supermarkete janë gjithnjë të dukshme në hyrje