KE: Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet e pandryshuar dhe pa u rrezikuar nga ndryshime të tjera

    0

    Komisioni Europian i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore. Komisioni Europian e mbajti këtë qendrim përmes zëdhënëses Ana Pisonero, e cila theksoi rëndësinë e votimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit. 

    Deklarata e plotë e zëdhënëses së Komisionit Europian. 

    “Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmhushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, nje kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor.”

    Qendrimi i Komisionit Europian shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë, e cila deklaroi se miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë Bashkimin Europian të mos hapë bisedimet për anëtarësimin në BE.

    Artikulli i mëparshëmCovid, ulet mosha e të infektuarve në Itali! Identikiti i rasteve të reja
    Artikulli i radhësDOKUMENTI që nxjerr zbuluar mashtrimin: Rama nuk kishte asnjë pretendim tjetër