Nëse ka një njeri që e njeh shumë mirë Juvntusin, ai padyshim që është Antonio Conte. Jo më kot trajneri i Interit nuk I bashkohet entuziazmit të mediave italiane, që flasin për një garë të rihapur sa i përket titullit kampion. Me gjashtë pikë më pak, kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të sezonit, Conte e di që trofeu është në kufijtë e të pamundurës.
“Ishte e rëndësishme që të jepnim një sinjal për vazhdimësinë. Kemi siguruar vendin në Champions dhe kemi shkuruar distancën me ata që kemi përpara. Jemi larg, por gjithsesi janë vetëm gjashtë pikë. Kemi bërë hapa fals që po I paguajmë shtrenjtë. Ky ishte një sinjal i rëndësishëm, por titulli kampion është në duart e Juventusit”, ka thënë trajneri interist, I cili ka edhe kalendarin kundër në misionin për të arritur dhe kaluar “Zonjën e Vjetër”. Në pesë javët e fundit të Serie A, Inter duhet të përballet me disa prej skuadrave më në formë si Roma, Napoli dhe Atalanta.