Premierliga/ Leicesteri vazhdon ëndrrën për në Champions

0

Leicester u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë përballë një kundërshtari aspak të lehtë si Sheffield United, ndaj të cilit triumfoi me rezultatin 2-0, në sfidën e zhvilluar në “King Power Stadium”.

“Dhelprat” dominuan takimin përballë Sheffieldit dhe arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 29-të me anë të sulmuesit spanjoll Ayoze Perez, ndërsa 10 minuta para fundit ishte mesfushori Gray që dyfishoi shifrat dhe vulosi suksesin.

Me këtë fitore Leicester u ngjit në kuotën e 62 pikëve, 3 më tepër se Manchester United, që luan ndeshjen e tij këtë mbrëmje në transfertë ndaj Crystal Palace, megjithatë dy javë nga fundi i kampionatit, gara për një vend në Champions mbetet shumë e ashpër.

Artikulli i mëparshëmTitulli më i çuditshëm i historisë së Realit, do festohet pa tifozë
Artikulli i radhësEufori koronare në Rusi: Prodhimin në masë të vaksinave kundër COVID-19