Titulli më i çuditshëm i historisë së Realit, do festohet pa tifozë

0
Titulli më i çuditshëm i historisë së Realit, do festohet pa tifozë

Në Spanjë u luajt java e parafundit e La Ligës, ku nga rezultatet e arritura, Real Madridi fitoi titullin kampion.

Madrilenët fituan në fushën e tyre me Villarrealin me rezultatin 2-1 dhe e siguruan titullin një javë para mbylljes së kampionatit, pasi janë 7 pikë më tepër se Barcelona.

Ky ishte titulli numër 34 në historinë e klubit “Mbretëror” në kampionatin spanjoll, por më i çuditshmi nga rrethanat që po kalojmë.

Ky titull kampion për tifozët do të festohet nga shtëpia, pasi nuk do të ketë grumbullim për shkak të merakut nga Koronavirusi.

Artikulli i mëparshëmSHBA dhe Britania në alarm: Rusia po tenton të na vjedhë vaksinën që ta përdorë si armë politike
Artikulli i radhësNapoli bën blerjen më të shtrenjtë të historisë