Bastet, penalltitë e kartonët e kuq: një arbitër i dëmtuar bën të dridhet futbolli

0

Bota e futbollit kthehet të dridhet për shkak të basteve, por këtë herë të përfshirë mund të mos jenë lojtarë apo drejtues sportivë, por një arbitër. Prokuroria e Romës po heton mbi bastet anomale në Serie C e kampionatin e të rinjve, duke nisur nga një ndeshje e pezulluar për shkak të dëmtimit të arbitrit. Një cështje që i takon kohës para ndërprerjes së kampionateve, në fund të janarit. Për momentin nuk ka të hetuar formalisht.

Sipas ndërtimit të fakteve nga Repubblica, i gjithë mekanizmi i hetimit nisi për një event të vetëm: një ndeshje e Serie C, mbi të cilën organet e kontrollit, të ngacmuar nga agjensitë e basteve me lajmërimin për flukse anomale tek Federata, kishin hedhur sytë për veprimet të cuditshme, është pezulluar pak minuta nga fundi për dëmtimin e arbitrit. Një ndeshje pa ndonjë interes të vecantë as lokal as klasifikimi – bën të ditur e përditshmja – mbi të cilën bastvënësit ishin përqendruar, me një rezultat ndryshe nga ai që po vendosej në fushë.

Duke mos qenë i parashikuar arbitri i katërt në Serie C, me dëmtimin e arbitrit ndeshja është pezulluar e kush kishte vënë bast shifra të rëndësishme mbi rezultatin final ka evituar humbjet. Ky detaj ka bërë që agjensitë e basteve, jo vetëm italiane, të sinjalizonin situatën.

Prokuroria e Figc ka hetuar situatën e arbitrit, duke ekzaminuar karrierën mes Serie C e të rinjve, duke gjetur shumë anomali: kartona të kuq të shumtë, shumë penallti – shpesh dy për ndeshje e të kombinuara me karton të kuq, e sfida që në shumë raste kishin sjellë protesta të ashpra në fushë. Pa prova të forta, cështja i kalon Prokurorisë së Romës.

Artikulli i mëparshëmI bie tulla në kokë, plagoset në punë një 37-vjeçar në Korçë
Artikulli i radhësPërse make-up është i rëndësishëm