Denoncimi i ekspertit: Në marketet shqiptare shitet një dizinfektanti vdekjeprurës

0

Doktori i Shkencave Ilir Pecnikaj ka bërë një denoncim të fortë në studion e Fax News, kur tha se në marketet në Shqipëri shiten dizinfektantë që janë toksikë, e madje në rast se përdoren në një përqendrim të lartë mund të sjellin dhe vdekjen e njerëzve.

“Të gjithë njerëzit kanë një mani që të blejnë dizinfektant, në disa prej markatave shitet një produkt i ndaluar që është metanoli, që ka një toksitet shumë të lartë, me një përqindje rreth 15 ml mund të çojë në verbimin e personit, dhe në një përqindje më të madhe, nga 50-80 ml mund të çojë në vdekjen e tij.

Në të gjithë Europën është ndaluar, ndërsa në vendin tonë ai përdoret si dizinfektant. Nëse një njeri mund të dizinfektojë duart disa herë në ditë, atëherë ajo mund të përthithet nga organizmi dhe të shkaktojë dëme të mëdha në organizëm. Kjo ka emrin dhe dallohet që është lëndë toksike, ndërkohë për shumicën e dizinfektantëve shënohet që janë vetë alkool. Ku është AKU-ja në këtë mes?! Shitet lehtësisht në markete”, – ishte shqetësimi i ngritur nga Pecnikaj.

Një tjetër denoncim i bërë prej tij ishte dhe fakti sesi bëhet pastrimi i kryeqytetit. Sipas Pecnikajt fshirja me fshesë e rrugëve, ndikon në përhapjen e virusit, dhe pastrimi duhet të bëhet vetëm përmes ujit, që nuk i ngrejnë spërklat që njerëzit mund të kenë përshtyrë në ajër.

“Covid përhapet përmes spërklave, pra nëse ne pështyjmë në kokë ai qendron në tokë, dhe mund të qendrojë aty për 48 orë. Ne shohim që në Bashkinë e Tiranës, rrugët pastrohen me fshesa, që do të thotë e ngrejmë atë në ajër, ku rri në formën e aerosolit, dhe në formën e grimcave. Virusi mund të qendrojë më shumë se 9 orë aty, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i ngrejmë në ajër sekrecionet përmes fshirjes së rrugëve, duhet bërë larja e rrugëve dhe jo fshirja e tyre”, tha doktori i shkencave.

Artikulli i mëparshëmE thotë edhe avokat Ngjela: Rama nuk fiton një mandat të tretë, në dhjetor do ketë ndryshime
Artikulli i radhësGjyqi i Johnny Depp: Elon Musk vizitonte shpesh Amber Heard kur i shoqi nuk ishte në shtëpi