Arsenal “shkurorëzon” City-n, finalistja e parë e Kupës së Anglisë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is EdPDeAbX0AcokiZ-300x300.jpg

Arsenal zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke mundur 2-0 Manchester City-n për të arritur finalen e Kupës së Anglisë.

Dy gola nga Pierre-Emerick Aubameyang, nga një në secilën pjesë, i dhanë skuadrës londineze biletën për në finale dhe mundësinë për të fituar një trofe këtë sezon.

City, fituese e Kupës në fuqi, mbetet në garë vetëm për Champions League, pasi i dorëzoi titullin Liverpool-it javë më parë.

Skuadra e Pep Guardiola-s nuk arriti të shënonte pavarësisht përpjekjeve dhe u dorëzua përballë freskisë së londinezëve të drejtuar nga ish-ndihmësi i tij te City, Mikel Arteta.

Arsenal pret të mësojë të dielën kundërshtarin me të cilin do të përballet në finale, që do të jetë fituesi i sfidës Manchester United-Chelsea.

Artikulli i mëparshëmMilan fundos Bologna-n, “kthehet” në Europë me goleadë
Artikulli i radhësPandemia nuk merr fund me vaksinën