Neymar zbulon frikën e madhe para ndeshjeve të Champions-it

0

Ylli i PSG, Neymar, tha se është i shqetësuar se mos dëmtohet në miqësoret që po zhvillon këtë periudhë, në përgatitje për fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Ligue 1 nuk rifilloi më, pas shpërthimit të Covid-19, ndaj parizienët janë të detyruar të shkojnë në çerekfinalet e Champions-it pa luajtur ndeshje zyrtare për 4 muaj. Për ta minimizuar disi këtë handikap sportiv, skuadra e Thomas Tuchel po zhvillon ndeshje miqësore, sikurse ishte e fundot ndaj Waasland-Beveren (7-0).

Neymar, Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi ishin të tre golashënues në këtë test. Duke reflektuar mbi rezultatin, Neymar u pyet për natyrën agresive të lojës së Waasland-Beveren.

Ai tha për “BEIN SPORTS”: “Po, ne ishim pak të frikësuar. Ishim këtu për një ndeshje miqësore, kështu që nuk kanë shpejgim disa gjëra, loja e ashpër e kundërshtarit. Ne jemi këtu për t’u përgatitur, por gjithashtu duhet të tregojmë kujdes nga dëmtimet. Unë për vete i druhem shumë kësaj gjëje, sepse nuk më kursen askush edhe në miqësore”.

Lidhur me ndeshjen, Neymar shtoi: “Isha shumë i lumtur që u ktheva të luaja në shtëpi, me disa tifozë, gjithashtu. Ne po përgatitemi pak nga pak për të arritur në maksimum, pastaj do të jemi në fazën finale të Champions-it. Pjesa tjetër nuk është shumë e rëndësishme”. Trajneri Thomas Tuchel, ndërkohë, konfirmoi se mbrojtësi veteran, Thiago Silva, do të mbetet kapiten i PSG deri në fund të kontratës së tij dhe Ligës së Kampionëve, që rifillon muajin tjetër.

Artikulli i mëparshëmTakimi i BE nxjerr në pah divergjenca të thella
Artikulli i radhësAgjentët federalët “rrëmbejnë” njerëz, arrestime pa numër identifikimi