Pikëpyetje për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM nuk shprehet deri më 2 gusht, VMRO: E formojmë ne. BDI: Kryeministër me rrotacion

0
Aerq

Qeveria e re në Maqedoninëe Veriut është në pikëpyetje të mëdha pasi asnjë parti nuk po hedh hapin e parë për një koalicion të përbashkët.

Të gjitha partitë lënë të hapura koalicionet, por të gjitha me pretendimet e tyre për të pasur vetë qeverinë ose kryeministrin. LSDM ka bërë një ‘pauzë’ politike teksa ka theksuar se do të shprehet pas 2 gushtit për të mos mbingarkuar qytetarët me politikë gjatë pandemisë si dhe për të pritur mandatin për të formuar qeverinë.

VMRO- DPMNE vijon të mospranojë rezultatin teksa thekson se do ta formojë ajo qeverinë si parti e vetme me më shumë mandate të fituara vetë, por i duhet një ose më shumë parti në koalicion.

BDI nga ana tjetër, partia fituese shqiptare me 15 mandatet e saj dhe me mandatet e tjera të partive shqiptare kërkon një kryeministër shqiptar. Por për ta realizuar i duhet koalicioni me një nga dy partitë e mëdha. Si mundësi nga partia e Ali Ahmetit është shtruar që të ketë kryeministër me rotacion por nuk dihet në do pranohet kjo gjë nga LSDM apo VMRO.

Artikulli i mëparshëmÇ’lojë po luan opozita me rimbledhjen e këshillit politik?
Artikulli i radhësGarancia sovrane/ Biznesmeni në Sarandë: Nuk funksionin në realitet, jam refuzuar nga 3-4 banka. Denaj: Qeveria do angazhohet, na adresoni ankesat