Shtetet me liderë femra duket se janë përballur më mirë me pandeminë e koronavirusit se sa ata të udhëhequr nga meshkujt, tregon studimi.
Një skuadër ndërkombëtare ekspertësh të drejtuar nga Trinity College Dublin analizoi shpërthimin e sëmundjes në 35 shtete, 10 prej të cilëve udhëhiqen nga femra.
Ndër ta ishin Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete shumë të përfolura për përgjigjen e shpejtë ndaj pandemisë.
Studimi zbuloi se shtetet me liderë meshkuj kanë 6 herë më shumë vdekje si pasojë e COVID-19.
Shtetet e udhëhequra nga gratë ishin gjithashtu të parët që arritën të ulin kurbën e pandemisë.
Kërkuesit besojnë se këto shtete kanë më shumë barazi sociale dhe ekonomike dhe vënë në plan të parë nevojat njerëzore në politika kombëtare.