Ky është momenti kur një qen përpiqet të shmangë prerjen e thonjve të tij dhe bën sikur i bie të fikëts apo shikon pronarin e tij me pinca në duar.
Një video e performancës së denjë për Oscar nga një pit bull në SH.B.A. u bë virale gjatë fundjavës pasi u shpërnda në Reddit.
Sapo pronari afrohet pranë tij me pincat në duar ai fillon të bëjë një performancë vërtet të veçantë duke krijuar një situatë thuajse dramatike dhe duke u shtrirë përtokë dhe duke ngritur të 4 putrat në ajër.
Disa shikues e komentuan video duke e lavdëruar qenin për përpjekjen e tij të guximshme për të shmangur një moment kaq të bezdisshëm për të.