E dhunoi kunati i Niko Peleshit, ja dëshmia e plotë e Gjergji Thimios

0

Kunati i Niko Peleshit ka dhunuar gjatë ditës së sotme koleksionistin, Gjergji Thimio.

Ngjarja ka ndodhur në pazarin e Korçës.

Vetëm pak ditë më parë, Thimio në SYRI TV bëri publike numrin e dosjes së Edi Ramës në Francë.

Dëshmia e plotë e Gjergji Thimios

Para 10 ditësh denoncova se donin të më ekzekutonin.

Sot në mënyrë tendencioze më ka dhunuar dhe ofenduar kunati i Niko Peleshit i cili ka në posedim një bar-lokal pranë dyqanit tim të ikonave dhe pikturave. Ishte ora 8:45 min kur makina tip Fuoristradë, pa targa në ambientet e pazarit kur është e ndaluar ligjërisht, duke marrë para gjitha pikturat.

Përveç kësaj ndalon makinën, vjen furishëm në ambientet e brendshme te dyqanit, mbyll derën më zë për gryke dhe me gjuan disa herë dhe vijon nga ofendimet nga më banalet. Arrij ti shpëtoj nga duart dhe të dal nga dyqani, jashtë ambienteve kishte edhe persona qe arritën të më shihnin gjatë konfliktit dhe të më vini në ndihmë.

Lajmërova menjëherë policinë të cilët kanë ardhur pa vonesë. Nuk kam lëvizur nga vendngjarja pasi i kërkova policisë një oficer gjyqësor për të bërë hetimet. Më thanë që do vij edhe ende nuk kanë ardhur.

Ndërkohë dhunuesi është shoqëruar dhe liruar nga policia brenda 10 min.

Kunati i Peleshit ka zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike. Kërkoj mbrojtje nga ambasada Amerikane pasi në Shqipëri duan të më eliminojnë. Jam i frikësuar për jetën time, pasi prej kohësh kërcënohem nga njerëzit e Edi Ramës dhe nuk dihet fati i mëtejshëm i imi.

Artikulli i mëparshëmLulzim Basha vizitë zyrtare në Kosovë/ Zbardhet axhenda, takime të shumta
Artikulli i radhësPse qeveri nuk lejoi deri më sot testimet në laboratorë të tjerë?