Kanye West ështe duke shkuar para me idenë e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane.
Dhe për herë të parë ai doli në skenë në një tubim politik në Karolinën e Jugut.
I veshur me një jelek antiplumb dhe pa mikrofon Kanye foli për gjithçka duke nisur droga dhe deri tek aborti duke paraqitur dhe propozimine tij për këtë të fundit: ‘Një milion dollarë për çdo grua që mbetet shtatzënë’.
Në një skenë pa një podium dhe pa mikrofon takimi dukej joformal, deri në atë pikë se në vend që prezantonte programin e tij në një fjalim të organizuar ai pyeti disa gra të pranishme për ato që mendonin se ishin temat më të rëndësishme për to folur dhe më pas të kishin fjalën e tij.
Ai padyshim foli dhe për ‘drogat legale’ ku përsëriti idenë e tij për legalizmin e marijuanës dhe i’u kthyer sërish temës së abortit duke kujtuar historinë e bashkëshortes së tij Kim Kardashian kur mbeti për herë të parë shtatzënë.
‘Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh reperi në fjalën e tij. “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”.
Pasi shqyrtuan opsionet e tyre, West zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.
“Ekrani im u bë bardhezi. Dhe Zoti tha: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Dhe unë e telefonova partneren time dhe i thashë: “Do ta mbajmë këtë fëmijë”.
Kim mirëpriti vajzën North, më 15 qershor 2013. Çifti ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago, dhe Psalm, 14 muajsh.