Pandemia “fshin” “Topin e Artë” nga kalendari, “France Football” merr vendimin e rëndësishëm

0
Premio Balon De Oro France Footbal Futbol Internacional Futbol 506710324 156127396 1706x960

Efektet e pandemisë vazhdojnë të ndikojnë në futbollin botëror. Përveç ndërprerjes dhe rinisjes me shumë vështirësi të kampionateve, Covid-19 fshin nga kalendari futbollistik i këtij viti trofeun më të rëndësishëm individual. “France Football” njoftoi zyrtarisht se nuk do të japë “Topin e Artë” për vitin 2020.

Ballon Dor Lionel Messi

“Në këto kushte të jashtëzakonshme, për herë të parë që nga viti 1956 kur lindi ky trofe, “Topi Artë” nuk do të jepet pëe vitin 2020. Kjo për shkak se mungojnë kushtet e nevojshme”, lexohet në njoftimin e revistës prestigjoze franceze. Në këtë mënyrë, Lionel Messi mbetet fituesi në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual në futbollin botëror.

Artikulli i mëparshëmCovid-19/ MSH mbylli klubet e natës, ironizon kantautori i njohur: T’i bëjmë shfaqjet në mëngjes, shijohet kafja përsëmbari
Artikulli i radhësBilanci i 24 orëve/ 1 viktimë dhe 81 raste të reja, MSH: Virusi do të vijojë transmetimin, nëse …