Dukshëm i emocionuar, Refik Halili ka komentuar titullin kampion të Tiranës, menjëherë pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen Vllaznia-Kukësi, ku me fitoren e shkodranëve u mbyll matematikisht gara për trofeun e Superligës.
“Jam shumë i lumtur. Titulli kampion është një arritje e madhe. I dedikohet të gjithëve. Skuadrës, atyre që kanë punuar dhe mbështetur Tiranën. Po ashtu edhe tifozëve që nuk e kanë braktisur asnjëherë”, ka thënë presidenti i ekipit bardheblu