Tregtarët e naftës i trëmben një raundi të dytë të uljes së kërkesës. Bursa për datën 20 Korrik 2020

0

Kontratat e ardhshme të naftës bruto amerikane West Texas Intermediate dhe ato ndërkombëtarë të Brent u tregtuan ulët të Premten dhe mund të mbyllin javën me humbje pasi OPEC dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj përfshirë Rusinë ranë dakord të lehtësojnë shkurtimin e prodhimit duke filluar nga gushti.

Masa është e rrezikshme sepse rritja e infeksioneve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën mund të çojë në një raund të dytë të uljes së kërkesës nëse shpërthimi nuk mbahet nën kontroll. Sidoqoftë, disa tregtarë po e ulin rrezikun, duke cituar gjëndjen e inventarëve global dhe një vale rritje në ekonomi si arsye për të qëndruar optimistë.

OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord të Mërkurën për të lehtësuar shkurtimin e prodhimit të naftës duke filluar nga muaji gusht, pasi ekonomia globale po rikuperohet nga pandemia e koronavirusit.

OPEC + ka ulur prodhimin që nga maji me 9.7 milion fuçi në ditë, ose 10% të furnizimit global, por nga gushti, shkurtimet do të ulen zyrtarisht në 7.7 milion fuci në ditë deri në dhjetor.

Megjithë marrëveshjen zyrtare të OPEC +, Ministri i Energjisë Arabe Saudite Princi Abdulaziz bin Salman tha se shkurtimet e prodhimit në gusht dhe shtator do të ngeleshin në vlerën e rreth 8.1 milion – 8.3 milion fuçi. Kjo është për shkak se vendet që patën mbiprodhim në fillim të këtij viti do të kompensonin duke bërë shkurtime shtesë gjatë periudhës gusht-shtator, tha ministri.

Bursa për datën 20 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA379.75– 3.50
DIESEL371.00+ 3.00
BRENT43.15– 1.28

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmGati një e treta e britanikëve thonë se do të refuzojnë vaksinën e koronavirusit
Artikulli i radhësKa një plan për lamtumirën e Thiago Silvas: tifozët e Psg “nën vëzhgim”